Finalja e French Open vazhdon të hënën

Unknown | Sunday, June 10, 2012 | 0 Komente

Përballja finale e French Open në mes të Rafael Nadal dhe Novak Djokovic është ndërprerë në setin e katërt për shkak të shiut dhe do të vazhdojë të hënën.
Spanjolli fitoi dy setet e para (6-4 dhe 6-3), mirëpo në setin e tretë u kthye tenisti serb, i cili fitoi me rezultat 6-2.

Tenisti numër një në botë avanconte me rezultat 2-1 në setin e katërt kur u ndërpre loja.

Nadal duhet ta fitojë vetëm edhe një set për ta mbrojtur titullin, ndërkohë që Djokovic duhet t’i fitojë dy setet e mbetura për të triumfuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...