Hanegem: Holanda është eliminuar

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Legjenda holandeze, Van Hanegem, beson se Holanda është eliminuar tashmë nga Euro 2012 dhe se nuk ka kurrfarë gjasash për kualifikim.
“Ka mbaruar gjithçka për Holandën. Sikurse në vitin 1976, 1980 dhe 1990, kur Holanda kishte kampionate të mira, menjëherë dështonte. Ata arritën shumë në Botërorin e kaluar dhe startuan me besimin se ata janë ekip i mirë. Por, ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe kjo ka ndikuar që të ndryshojë atmosfera”.

“Ata do të pendohen për mos harmoninë në ekip dhe rastin që humbën për sukses. Gjithçka do ishte më mirë nëse do të ishin aq të bashkuar sa thonë se janë”, ka potencuar Van Hanegem.

Holanda takohet me Portugalinë në ndeshjen e fundit dhe duhet që ta mposhtë këtë kombëtare me rezultat të thellë dhe nga ana tjetër të shpresojë në disfatë të Danimarkës për të shpresuar në ndonjë kualifikim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...