Higuain nuk është në treg

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka thënë se Gonzalo Higuain nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë verës.
Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një kalim në kryeqytetin francez, mirëpo Los Blancos nuk duan ta lëshojnë atë.

“Nuk ka projekt me Higuainin. Jemi duke ndërtuar një ekip konkurrues dhe të baraspeshuar për Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve”.

“Nuk jemi duke tentuar të transferojmë ndonjë yll, nuk kemi nevojë për emra të mëdhenj”.

“Higuain është një lojtar i Madridit dhe ai nuk është në treg”, ka thënë Leonardo për Le Parisien.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...