Grekët pranë eliminimit

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Kriza e Greqisë po përhapet edhe në aspektin sportiv, pasi fqinji ynë jugor është buzë eliminimit nga Euro 2012, kjo falë Republikës së Çekisë, që fitoi sfidën e zhvilluar në Wroclaw me rezultat 2-1.
Çekët e përfunduan dilemën e takimit vetëm brenda gjashtë minutave të para lojë. Me një presion të jashtëzakonshëm në fillim, grekët u zunë kështu në befasi.

Petr Jiracek realizoi për tre minutave lojë për 1-0, ndërsa golin e dytë e shënoi Vaclav Pilar, për të shokuar grekët.

Greqia u mundua të rikthehet në lojë me Theofanis Gekas (53’), por kjo ishte e pa mjaftueshme qe të evitohej disfata.

Pas dy ndeshjeve Çekia ka tri pikë në Grupin A dhe është në vendin e dytë, ndërsa Greqia mbetet në vendin e fundit, teksa pret epilogun e takimit Poloni – Rusi për të mësuar më shumë mbi fatin e vet në këtë kampionat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...