Ronaldo: Kam qarë shumë pas eliminimit nga LK

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Njëri nga futbollistit më të mirë të ditëve të sotme, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se ishte zhgënjyer pas eliminimit nga Liga e Kampionëve me Real Madridin.
Në një intervistë për Sic TV, portugezi ka thënë se ende nuk e ka harruar dështimin nga penaltia ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

I pyetur nëse mban mend kur ka qarë për herë të fundit, Ronaldo është përgjigjur:

“E mbaj mend plotësisht, atë natë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Shumë kam qarë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...