Hodgson: Ibra, arma kryesore e Suedisë

dardanmiftari | Wednesday, June 06, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, e ka etiketuar sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, si njërin nga më të mirët në Evropë.

Tre Luanët garojnë në Grupin D në kuadër të Euro 2012, ndërsa Suedia do të jetë një nga rivalët e tyre, së bashku me Francën dhe Ukrainën.

“Arma e tyre kryesore është Zlatan Ibrahimovic, i cili është njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë”.

“Siç mund të shihni nga e kaluara e tij – Inter, Milan, Barcelona, Juventus dhe Ajax – nuk është një listë e keqe klubesh për të pasur në CV deri në moshën 30 vjeçare”, ka deklaruar Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...