Iniesta: Euro 2012, më i vështirë se Botërori

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, Andres Iniesta, mendon se fitimi i Euro 2012 do të jetë sfida më e vështirë deri tani për ekipin kombëtar spanjoll, madje më i vështirë se sa Botërori 2010.

“Gjithçka që është në të kaluarën është më e lehtë se sa ajo që do të vijë në të ardhmen. Ky europian do të jetë shumë më i vështirë për t’u fituar se sa Botërori i kaluar. Ekipi është i gatshëm. Më pëlqen të jetoj të tashmen, ajo që është përpara”.

“Ne kemi sfidë të bukur përpara, që do të jetë shumë më e vështirë se sa sfida e kaluar”, ka deklaruar Iniesta.

Spanja do të takohet me Kinën në një miqësore përgatitore para fillimit të kampionatit evropian Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...