Prandelli: Humbja na ndihmon

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, beson se humbja e Italisë me rezultat 3-0 në miqësoren ndaj Rusisë vetëm sa do t’i ndihmojë ekipit të tij para filimit të Euro 2012.

“Ne kemi vuajtur aq shumë. Ne kemi bërë shumë gabime, por shpresojmë që të kemi mësuar shumë nga Rusia. Rusia ishte më e fortë se ne, në aspektin fizik dhe teknik, ne kemi vuajtur shumë”.

“A duhen fajësuar mbrojtësit? Ekipi është për t’u fajësuar. Nëse sulmuesit nuk ndihmojnë në mbrojtje, atëherë bëhet më vështirë. Ndoshta kjo humbje e keqe na ndihmon. Ne duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar”, është shprehur Prandelli.

Italia në Euro 2012 ka punë me Spanjën, Irlandën dhe Kroacinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...