Interi dhe Milani pas Anderson

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Dy gjigantët milanezë, Interi dhe Milani, janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Anderson.
Goal shkruan se United është i gatshëm ta shesë 24-vjeçarin, i cili bëri vetëm 10 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Kontaktet me klubet italiane tashmë janë vendosur përmes një pale të tretë, me Rossonerët që e kanë identifikuar Anderson si zëvendësim për Kevin Prince Boateng.

“Anderson nuk ka ecur siç ka pritur klubi. Me Interin dhe Milanin të Interesuar, United sigurisht se do ta lejojë atë të largohet – për çmimin e duhur”, ka thënë burimi për Goal.

Djajtë e Kuq pritet të kërkojnë rreth 18 milionë euro për lojtarin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...