Ronaldo: Nuk dua gola, dua trofeun
Cristiano Ronaldo thotë se ai do të pranonte të mos shënojë asnjë gol për gjithë pjesën e mbetur të Euro 2012, nëse Portugalia e fiton garën, pasi vendi i tij fitoi 3-2 ndaj Danimarkës.
“Nëse nuk shënoj asnjë gol dhe Portugalia fiton në Euro, do ta pranoja këtë menjëherë”.
“Po ndoshta kam demonstruar se jam i zemëruar në veten [pas shanseve të humbura]. Kam mundur të bëj më mirë me shanset që kisha, por më e rëndësishme është që ne ende jemi në garë. Tash duhet të fitojmë ndeshjen e radhës”.
“Kur ishim 2-0 në epërsi, menduam se ndeshja ishte praktikisht në duart tona. Ne duhej të shënonim golin e tretë për ta vrarë ndeshjen, por nuk arritëm ta bëjmë”.
“Ne kishim shumë vështirësi por në fund kishim fatin të cilin nuk e kishim kundër Gjermanisë dhe ishim në gjendje të fitojmë”, ka thënë Ronaldo.
Category: Euro 2012
0 Komente