Motta kërkon fitore ndaj Kroacisë

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Italisë, Thiago Motta, beson se ndeshja e sotme kundër Kroacisë është shumë e rëndësishme për kualifikimin e tyre në çerekfinale.
Azzurrët nxorën një pikë nga ndeshja e parë kundër kampionit në fuqi, Spanjës, derisa Kroacia e filloi garën me fitore 3-1 ndaj Republikës së Irlandës.

“Ndeshja kundër Kroacisë do të jetë vendimtare pasi kushdo që fiton do të bëjë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit”.

“Por ne ndjehemi mirë dhe jemi përgatitur me shumë kujdes për këtë ndeshje”, ka thënë Motta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...