Isla dhe Asamoah drejt Juves
Juventusi është pranë transferimit të dyshes së Udineses, Mauricio Isla dhe Kwadwo Asamoah – shkruan La Gazzetta dello Sport.
Sipas gazetës, në javën e ardhshme është caktuar një takim mes përfaqësuesve të të dyja palëve, me ç’rast pritet të zgjidhen disa detaje të vogla para se të arrihet marrëveshja.
Drejtuesit e Udineses i vlerësojnë me nga 10 milionë euro dy lojtarët e vet (20 milionë për të dy), mirëpo Juventusi nuk do të japë më shumë se 18 milionë për ta.
Sidoqoftë, para se të marrin vendimin final, përfaqësuesit e Udines do të shqyrtojnë edhe ofertat nga Interi dhe Manchester Unitedi.
Category: Futboll
0 Komente