Isla: Nuk kam nënshkruar për Juventusin

dardanmiftari | Saturday, June 09, 2012 | 0 Komente

Anësori i Udineses, Mauricio Isla, ka mohuar se ka nënshkruar me Juventusin, tifozët e të cilit klub tashmë kanë filluar festimin e transferimit.

Ishte besuar se Isla ka kaluar te Juventusi në një paket transferimi me Asamoah të vlefshme prej 18 milionë eurosh. Sidoqoftë, për këtë asgjë nuk di Isla.

“Miq të mi, ashtu siç po shkruaj, unë nuk kam nënshkruar me Juventusin, e as me asnjë ekip tjetër. Unë di për këtë vetëm nga mediat, por sigurisht do të jem i pari i njoftuar nëse ka diçka konkrete”, ka potencuar Isla.

Në garë të ashpër për kilianin janë futur Interi dhe Juventusi, ndërsa rivalët e përbetuar po luftojnë edhe në fronte tjera, si për shembull edhe për talentin Mattia Destro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...