Juve të bisedojë për Verrattin

dardanmiftari | Saturday, June 09, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Marco Verrattit ka zbuluar se Juventusi do të takohet me Pescaran javën e ardhshme për të diskutuar mbi kalimin e lojtarit në Torino.

Bianconerët janë favoritët për 19 vjeçarin, por së fundmi ishte thënë se edhe PSG dhe Manchester City kanë ndërhyrë në garë. Sidoqoftë, agjenti i lojtarit ka konfirmuar tani se Juventusi ka dyfishuar interesimin dhe do të ketë bisedime me Bianconerët qysh javën e ardhshme.

“Dy klubet do të takohen javën e ardhshme. Juventusi dëshiron ta lë te Pescara edhe një sezon, por atyre u konvenon edhe një bashkpronësi”, ka theksuar agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...