Italia nuk është vetëm Pirlo – thotë Benitez

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Rafael Benitez e ka paralajmëruar Spanjën se Italia ka edhe lojtarë të tjerë veç Andrea Pirlos, të cilët mund ta vendosin finalen e të dielës mbrëma.

Mesfushori i Juventusit është njëri nga lojtarët më të mirë ne Euro 2012, mirëpo ish-trajneri i Interit mendon se edhe Daniele De Rossi dhe lojtarët tjerë mund t’i shkaktojnë probleme Furisë së Kuqe.

“Spanja, sikurse edhe Anglia dhe Gjermania, do të bëjë maksimumin për ta ndalur Pirlon. Është lehtë të paragjykosh se nëse Pirlo kontrollohet, atëherë De Rossi do të hyjë më thellë për ta pranuar topin dhe për ta diktuar lojën”.

“Nëse De Rossi kontrollohet, Italia do të gjejë të tjerë që do të luajnë. Duket se do të jetë një finale fascinuese”, ka shkruar Benitez në kolumnën e tij në Independent.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...