Kinezët, 350 mijë në javë për Rooneyn
Pronari i klubit kinez, Guangzhou Evergrande, Xu Jia Ying, është i vendosur që të sjellë në Kinë yllin e Manchester United, Wayne Rooney.
Il Corriere dello Sport raporton se Xu Jia Ying ka përgatitur një ofertë prej 350 mijë funtesh në javë për Rooneyn, vetëm e vetëm për të kaluar te klubi i tij.
Xu tashmë ka vënë kontaktet me Real Madridin për Kakan dhe shpreson që shpejt ta finalizojë transferimin e brazilianit.
Xu Jia Ying është në gjendje që të sjellë yjet e futbollit evropian në klubin e tij, pasi ka një pasuri prej hiç më pak se 5 miliardë funtesh.
Category: Futboll
0 Komente