Kjaer dëshiron të mbetet te Roma

dardanmiftari | Sunday, June 17, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi në pronësi të Wolfsburgut, Simon Kjaer, dëshiron të qëndrojë te Roma – ka bërë të ditur agjenti i tij, Mikkel Beck.

Danezi e kaloi sezonin 2011/2012 në formë huazimi te Giallorossët, ndërsa thuhet se drejtuesit e klubit planifikojnë ta mbajnë edhe për një vit tjetër në Stadio Olimpico.

“Nuk e di nëse Wolfsburgu ka marrë oferta, por mund të them se unë jam kontaktuar nga së paku katër ose pesë klube, të cilat më kanë kërkuar informacion rreth situatës së tij”.

“Kemi raporte shumë të mira me Romën dhe dëshira e Kjaer është të qëndrojë atje. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, do të shohim në ditët në vijim”, ka thënë agjenti për Tuttomercatoweb.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...