Ljungberg: Duhet yje për Van Persien

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Arsenalit, Freddie Ljungberg, beson se Topçinjtë duhet të transferojnë disa yje në ekip për të bindur holandezin Robin Van Persie që të qëndrojë në klub.
“Mendoj se nuk mund të këshillojmë Van Persien, mendoj se duhet të këshillojmë Arsenalin”.

“Kur Van Persie erdhi te Arsenali, ne ishim ekip i mirë dhe fitonim trofe. Mendoj se kjo është ajo që ai dëshiron të bëjë dhe mendoj se Arsenali duhet që ta hapë xhepin dhe që të shpenzojë në dy-tri top lojtarë”.

“Van Persie do të qëndrojë nëse kjo ndodh, ndërsa si tifoz shpresoj që ai do ta bëjë këtë sepse dua Arsenali të fitojë shumë trofe”, është shprehur Ljungberg.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...