Mancini: Ka ardhur koha e Balotellit
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka lëvduar Mario Balotellin pas dy golave të jashtëzakonshëm në gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë të martën.
Balotelli, i cili është produkt i Mancinit nga koha kur ky ishte te Interi, është kritikuar shumë për sjelljet e tij, por golat ndaj Gjermanisë ishin si shuplakë për të gjithë kritikët dhe ata që e urrejnë.
“Jam i lumtur për të. Një mbiemër? I jashtëzakonshëm. Është momenti kur ai mund të shndërrohet nga një lojtar i mirë në lojtar të madh. Dhe ndaj Spanjës, pres që ai të mbajë ekipin. Momenti i tij për klubin dhe për kombëtaren ka ardhur”, ka theksuar Mancini.
Category: Futboll
0 Komente