Maradona: Futeni në kafaz Ronaldon
Legjenda argjentinase, Diego Maradona beson se Çekia duhet që ta neutralizojë Cristiano Ronaldon nëse dëshiron të ketë sukses në sfidën çerekfinale që zhvillohet sonte mbrëma.
“Nuk ka dyshime se Portugalia është favorite për ndeshjen. Mbrojtja e fortë portugeze do të ketë punë me mesfushën e fortë çeke. Por, në sulm Portugalia ka avantazhin dhe ai është Cristiano Ronaldo”.
“Ata e kanë atë dhe Çekia nuk e ka. Bilek e di se duhet të gjejë një zgjidhje për të futur në kafaz Ronaldon fantastik”, tha Maradona.
Category: Euro 2012
0 Komente