Zola: Italia, delja e zezë e Euro 2012

dardanmiftari | Thursday, June 21, 2012 | 0 Komente

Legjenda e futbollit italian, Gianfranco Zola, beson se Italia duhet të merret më seriozisht nga të gjithë, pasi ai pret që kombëtarja Azzure të jetë ‘delja e zezë’ e evropianit.

“Nëse Italia luan sikurse në tri ndeshjet hapëse, Anglia ose Franca nuk do të jenë problem, por ata do të kenë probleme”.

“Italia ka ditur të mbajë topin mirë dhe përpos një lodhje në ndeshjen e dytë, gjithçka ishte mirë në ndeshjen e tretë. Italia për mua është ‘delja e zezë’ e këtij evropiani”, ka thënë Zola.

Italia përballet me Anglinë në çerekfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...