Marchisio: Italia nuk ka frikë nga Spanja

dardanmiftari | Tuesday, June 05, 2012 | 0 Komente

Claudio Marchisio thotë se Italia nuk ka arsye të ketë frikë nga asnjë vend në Euro 2012, përfshirë edhe Spanjën, duke marrë parasysh se ata e mposhtën kampionin e Evropës dhe Botës verën e kaluar.

Azzurrët, të cilët së fundi u goditën nga skandali i basteve Scommessopoli, ndërsa u mposhtën 3-0 edhe në miqësoren ndaj Rusisë, do ta fillojnë garën evropiane pikërisht kundër Spanjës.

“Ne nuk kemi frikë nga askush. Ne jemi Italia, një vend i madh. Ne do të përballemi me kampionët e Evropës, të cilët luajnë futbollin më të bukur në botë”.

“Por verën e kaluar ne i mposhtëm ata pasi luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme dhe ne kemi nevojë të luajmë siç luajtëm në atë ndeshje”, ka thënë Marchisio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...