Shevchenko: Ukraina mund të arrijë në finale
Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, thotë se Ukraina ka kualitete për të arritur deri në finale të Euro 2012.
“Nëse ne tregojmë kualitetin tonë dhe kemi ca fat, mund të arrijmë deri në finale”.
“E kuptoj se do të jetë tepër vështirë, por ju keni vetëm një shans për të bërë histori”, ka thënë Shevchenko.
Sulmuesi ka shënuar 46 gola në 107 paraqitje për Ukrainën gjatë karrierës së tij 17-vjeçare me përfaqësuesen e vendit të tij.
Category: Euro 2012
0 Komente