Maxi Lopez i shqyrton ofertat

dardanmiftari | Monday, June 18, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi argjentinas, Maxi Lopez, ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit në disa klube, megjithatë ka njoftuar se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete qoftë edhe nga Parma ose Napoli – klube që interesohen më së shumti për të.

Lojtari i Catanias e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Milani, por Rossonerët vendosën të mos e blejnë atë, ndërkohë që emri i tij është lidhur me disa klube në Itali.

“Spekulimet më japin kënaqësi, por tash për tash nuk ka asgjë konkrete. Nuk kam marrë ndonjë ofertë”.

“Do të më pëlqente të qëndroja në Serie A, jam shumë i lumtur këtu. Mirëpo, do t’i analizoj edhe ofertat që do të vijnë nga jashtë”.

“Po pres fjalë nga agjenti im, i cili po i evaluon disa oferta”, ka thënë 28-vjeçari për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...