Modric pëlqen të dëgjojë për interesimin e Barcës

Unknown | Sunday, June 17, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric, ka pranuar se i pëlqen të dëgjojë se Barcelona po interesohet për shërbimet e tij.
Asistent-trajneri i Spanjës, Paco Jimenez, deklaroi të shtunën se Blaugranët janë të interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit.

“Pa dyshim se më pëlqen të dëgjoj gjëra të tilla, por vetëm më motivojnë që të luaj më mirë dhe të tregoj se mund të jem edhe më i rrezikshëm”.

“Kjo është ndeshja (kundër Spanjës) në të cilën të gjithë ne mund ta dëshmojmë veten. Ne jemi të bindur se mund të arrijmë në çerekfinale (të Euro 2012)”, ka deklaruar kroati.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...