Montella i bindur për sukses me Fiorentinën

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i ri i Fiorentinës, Vincenzo Montella, është i bindur se ai do të mund ta kthejë fatin e klubit në kahe të duhur.
Montella dje u konfirmua si trajner i ri i Violas.

“Jam këtu me një entuziazëm të madh. Dua të filloj një erë të re në një klub që ka shfaqur besim të madh në mua dhe që bëri shumë për të më sjellë këtu. Falënderoj secilin”.

“Jam rritur këtu në afërsi, në Empoli, andaj mendoj se tashmë di çfarë të pres nga ky ambient”.

“Fiorentina ka besim në mua dhe ata e kanë treguar dëshirën për të kthyer statusin dhe pozitën e duhur në ligë. Ka një dëshirë të vërtetë për t’ia dalë mirë. Ka edhe ‘pro’ edhe ‘kontra’, por unë jam i gatshëm”, ka thënë Montella.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...