PSG shtyhet me Realin për Maicon

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Pasi raportohet se mposhti Barcelonën për mbrojtësin e Milanit, Thiago Silva, PSG tash pritet të luftojë me Real Madridin për një mbrojtës tjetër të klasit botëror, atë të Interit, Douglas Maicon.
Agjenti i Maicon, Roberto Calenda, zbuloi së fundi se pret që braziliani të largohet nga Giuseppe Meazza këtë verë, që ka nxitur interesimin e Real Madridit.

Megjithatë, Sky Italia shkruan se drejtori i PSG, Leonardo, po ashtu ka qenë në kontakte me kampin e Maicon për një rikthim të tij në Francë.

PSG ka gati një marrëveshje me sulmuesin e Napolit, Ezequiel Lavezzi, dhe po ashtu raportohet se ka arritur marrëveshje edhe me Milanin për Thiago Silvan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...