Nadal eliminohet nga Wimbledoni
Një prej tenistëve më të mirë në botë, Rafael Nadal, është shokuar në rrethin e dytë të grand-slam turneut më prestigjioz, Wimbledon, pasi është eliminuar nga çeku Lukas Rosol.
Rosol, i cili është vetëm numri 100 në listën ATP ranglistën botërore, fitoi me rezultat 3-2 në sete (6-7, 6-4, 6-4, 2-6 dhe 6-4).
Nadal në këtë sfidë nuk ishte ai që e njohim, pasi nuk ishte i rehatuar gjatë gjithë kohës në një ‘match’ që zgjati plot katër orë dhe kishte një ndërprerje prej 40 minutash, e që i konvenoi çekut të jashtëzakonshëm që me besim dhe energji arriti ta gjunjëzojë spanjollin që është tenisti i dytë më i mirë në botë sipas ranglistës ATP.
Njëkohësisht Rosol bëhet tenisti i parë më i ulët i ranguar që arrin të eliminojë aq herët nga një grand-slam një tenist të ranguar në vendin e dytë.
Category: Tenis
0 Komente