Ozil: Danimarka do të mbrohet

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil, pret që Danimarka të mbrohet në ndeshjen e fundit të Grupit B.
Kjo deklaratë e Ozil është e çuditshme, pasi Danimarka ka nevojë për fitore ndaj Gjermanisë nëse dëshiron kualifikimin.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, por nëse luajmë me potencialinl tonë, mund t’i mposhtim. Holandezët dhe portugezët ia arritën të më nxjerrin jashtë funksionit, por do të përmirësohem në vijim të kampionatit. Portugalia ishte shumë defensive, ata janë mbrojtur me tetë dhe nëntë lojtarë, e kështu do të bëjë edhe Danimarka”.

“Kjo do të na vë në vështirësi, por ne kemi potencialin për të thyer çdo mbrojtje”, ka deklaruar Ozil.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...