Ozil: Nuk mund të krahasohem me Zidane

dardanmiftari | Tuesday, June 05, 2012 | 0 Komente

Mesut Ozil nuk mendon se e meriton që të krahasohet me legjendën franceze, Zinedine Zidane.

“Asnjëherë nuk e krahasoj veten me të. Jam krenar që jam në një klub të madh, si Real Madridi, mirëpo Zidane është në një nivel tjetër”.

“Ai ishte një lojtar me sukses botëror. Mua akoma më mungon diçka e tillë. Ende duhet ta dëshmoj veten”.

“Ai ishte një lojtar i kompletuar: luante me të dyja këmbët, kishte teknikë të mirë, luante mirë me kokë dhe kishte përfundim të mirë”, ka deklaruar mesfushori gjerman për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...