Polonia nëpërkëmb Andorrën
Njëri nga nikoqirët e Kampionatit të sivjetmë Evropian, Polonia, ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 në një ndeshje miqësore kundër Andorrës në saje të parapërgatitjeve për turneun e madh.
Në takimin e zhvilluar në Pepsi Arena në Varshavë, polakët i dhanë fund ndeshjes në gjysmën e parë duke realizuar tri herë.
Ludovic Obraniak (13’), Robert Lewandoëski (37’) dhe Jakub Blaszczykowski nga penaltia (39’) ishin realizues në fraksionin e parë.
Në gjysmën e dytë, Polonia tundi edhe një herë rrjetin e Andorrës, ndërsa realizues ishte Marcin Wasilewski (77’).
Kombëtarja polake bën gara në Grupin A, së bashku me Greqinë, Republikën Çeke dhe Rusinë.
Category: Euro 2012
0 Komente