Test i suksesshëm i Danimarkës
Kombëtarja daneze ka fituar me rezultat 2-0 kundër Australisë në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Kopenhagë.
Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, danezët regjistruan fitore komode në këtë sfidë përgatitore.
Daniel Agger e kaloi Danimarkën në epërsi nga pika e bardhë (32’), ndërsa Andreas Bjelland e vulosi fitoren (68’).
Danimarka bën pjesë në “grupin e vdekjes” – Grupin B, së bashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Holandën.
Category: Euro 2012
0 Komente