Ronaldo nuk i jep autograf sepse bartte fanellën e Barcës
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar t’i japë autograf një vajze 10-vjeçare, pasi ajo kishte të veshur fanellën e Barcelonës.
Gazeta portugeze Record e ka cituar babanë e vajzës të ketë thënë se ajo e kishte veshur fanellën e Barcës për të shkuar në stërvitjet e klubit të saj në Obidos, mirëpo ato ishin anuluar për shkak të përgatitjeve të përfaqësueses së Portugalisë për Euro 2012.
Dhjetëvjeçarja e ka shfrytëzuar rastin që t’i shikojë lojtarët duke u stërvitur, ndërkaq është injoruar nga ylli kryesor i kombëtares.
“Kur shkova ta marr, nuk e gjeta vajzën e lumtur dhe të gëzuar që prisja, por të pikëlluar”.
“Kur e pyeta se çfarë kishte, ajo thjeshtë mblodhi supet dhe tha: ‘Cristiano nuk deshi të më jepte autograf, sepse e kam veshur fanellën e Barcelonës”, ka treguar Robert Filipe, babai i vajzës.
Category: Futboll
0 Komente