Quagliarella mirëpret Van Persien te Juve

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, do të ishte më se i mirëpritur te Juventusi – ka thënë Fabio Quagliarella.
Kampioni i Italisë është në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror, ndërsa Edinson Cavani dhe Van Persie janë emrat që po qarkullojnë në media.

“Do të ishte e pakuptimtë të thuhej se mund të ketë çfarëdolloj xhelozie në skuadër (nëse vjen Van Persie dhe paguhet më shumë se të tjerët)”.

“Nëse një futbollist i shkëlqyer si Van Persie i bashkohet klubit, është shumë e kuptueshme se atij do t’i ofrohet një kontratë e mirë. Kjo nuk do të ndikojë në moralin e një skuadre si e jona”, ka theksuar Quagliarella për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...