Schalke e Liverpool në garë për Kalou

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Schalkes, Huub Stevens, ka njoftuar se Liverpooli është ndër klubet që i konkurron ekipit gjerman për firmën e anësorit të Chelseat, Salomon Kalou.
“Janë shumë klube të tjera të interesuara për të. Siç është Liverpooli, për shembull”.



“Por jam i sigurt se ai dëshiron transferohet jashtë Anglisë. Kjo do të ishte mundësia jonë”, ka thënë Stevens për Daily Mirror.

Edhe pse ishte lojtar i rëndësishëm në triumfin e Chelseat në Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve, Blutë vendosën që të mos ia rinovojnë kontratën lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...