Rodgers: Liverpool i madh për të kopjuar Barcën
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, thotë se klubi është shumë i madh për të kopjuar metodat e ndonjë rivali.
“Mënyra me të cilën dua të luaj këtu është mënyrë e Liverpoolit. Historia dhe tradita e këtij klubi ka qenë futbolli ofensiv, sulmues, por gjithmonë me disiplinë”.
“Loja do të bazohet rreth asaj çfarë është Liverpooli, që është kontrolli, dominimi me topin, puna e fuqishme kur nuk e keni topin dhe mbajtja e lojës sa më thjeshtë që mundet”.
“Sigurisht do të sjell filozofi të caktuara kur të lidhem me klubin, por principet e lojës janë të barazuar rreth lojtarëve”, ka thënë Rodgers.
Category: Futboll
0 Komente