Ronaldo: Euro të më ndihmojë në Topin e Artë

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo mendon se paraqitja e tij në Euro 2012 nuk ia siguron, por mund t’i ndihmojë atij ta fitojë çmimin FIFA Topi i Artë.

27-vjeçari shihet si favorit për ta fituar shpërblimin prestigjioz pasi shënoi 60 gola për Realin në të gjitha garat sezonin e kaluar, përfshirë 46 në La Liga që ndihmuan ekipin ta fitojë titullin e kampionit të Spanjës.

“Nuk mendoj se paraqitjet e mia në Euro do të jetë vendimtare që unë ta fitoj Topin e Artë, por ato mund të ndihmojnë”, ka thënë Ronaldo.

Portugezi mbrëmë ndihmoi Portugalinë të kualifikohet në gjysmëfinale të garës evropiane pasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0 ndaj Republikës Çeke, të cilin gol ia dedikoi djalit të tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...