Wenger i kënaqur me formën e Podolskit në Euro

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i impresionuar nga forma që lojtari i ri i skuadrës, Lukas Podolski, po e shfaq në Euro 2012.

Wenger është duke punuar si ekspert mediatik gjatë kampionatit evropian dhe është i impresionuar me paraqitjen e Podolskit deri tash.

“Podolski ka bërë një punë të shkëlqyeshme për skuadrën e Gjermanisë, ai po bën një punë të shkëlqyeshme ekipore”.

“Ai luan në mënyrë të kujdesshme ndonjëherë, por ai megjithatë ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm kundër Danimarkës në paraqitjen e tij të 100-të.

“Jam shumë i kënaqur me atë çfarë kam parë nga ai”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...