Spanja me tre sulmues në finale

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi spanjoll, Vicente del Bosque, ka paralajmëruar një skuadër tërësisht ofensive në finale të Euro 2012 ndaj Italisë.

Në pjesën më të madhe të Kampionatit të sivjetmë Evropian, Spanja ka luajtur pa sulmues tipik, gjegjësisht me Cesc Fabregasin në rolin e “sulmuesit të rrejshëm”, por kjo do të ndryshojë në finale.

“Tashmë kemi vendosur se kush do të fillojë në finalen e nesërme (e diel). Do të startojmë me tre sulmues”, ka deklaruar 61-vjeçari për Deportes Cuatro.

“Duhet ta respektojmë Italinë, e cila është e shkëlqyer. E ka fituar katër herë titullin e botës dhe po luan për mrekulli në këtë kampionat”.

“Mirëpo, le ta dijë e gjithë Spanja se djemtë e mi do të japin gjithçka nga vetja në këtë përballje”, ka shtuar Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...