UEFA në probleme me televizionin gjerman

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Televizioni publik gjerman, ARD, ka kërkuar nga UEFA një takim urgjent, pasi në transmetim ‘live’ të ndeshjeve të Gjermanisë ishin përfshirë edhe imazhe të regjistruara para takimeve.

Regjisorët e Euro 2012 janë kritikuar për manipulim të shikuesve duke insertuar imazhe jashtë kontekstit të regjistruara para fillimit të ndeshjeve, ashtu sikurse përshtatja dhe ngritja e zërit nga atmosfera e stadiumit nga një tjetër impiant me impiantin ku po zhvillohej ndeshja.

“Ne jemi të befasuar dhe të irituar. Këto imazhe janë të pa pranueshme për ne. Sidomos pasi kemi folur për këtë me UEFA-n për këtë çështje disa ditë më arë. Tani ne përsëri do të kërkojmë sqarime. Publiku gjerman kërkon imazhe ‘live’ kur thuhet se janë ‘live’”, ka thënë drejtori i transmetimit të Euro 2012 në ARD, Jorg Schoneborn.

Gjatë fazës warm-up të ndeshjes së Gjermanisë me Holandën në Grupin B, Joachim Loew shihet duke goditur topin me shaka nga njëri prej djemve që bartin topa, para se ta përqafojë atë. Më vonë, këto imazhe ishin insertuar në transmetimin live të pjesës së parë, duke shkaktuar reagime në Gjermani, me ARD që kërkoi nga UEFA të mos përsërisë këto veprime.

Sidoqoftë, në gjysmëfinalen ndaj Italisë të enjtën, është parë një tifoz gjerman duke lotuar disa sekonda pas golit të dytë të Balotellit. Suddeutsche Zeitung raporton se edhe kjo skenë është regjistruar para takimit, ndërsa fansi kishte qarë me lotë gëzimi para fillimit të takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...