Walcott: Jemi një familje

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Anësori i Anglisë, njeriu që barazoi rezultatin me një gol fantastik ndaj Suedisë, Theo Walcott, ka deklaraur se bashkësia grupore ka bërë që Anglia ta fitojë sfidën ndaj Suedisë.
“Unë nuk do të thosha se ndryshova ndeshjen. Është gjithmonë mirë të hysh në lojë nga pankina dhe të tregosh atë që mund të bësh. Sigurisht, unë kam qenë i zhgënjyer që nuk luajta, por unë kam stërvitur mirë”.

“Është një skuadër kjo. Jemi një familje, ne të gjithë jemi të bashkuar dhe kjo është shumë mirë. Unë isha i mprehtë në stërvitje dhe kështu edhe në lojë. Duhet të jeni të mprehtë në këtë nivel, pasi është vështirë”, ka potencuar Walcott.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...