Abidal do t'i kthehet futbollit

dardanmiftari | Tuesday, July 03, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, është duke bërë rikuperim të mirë nga transplantimi i mëlçisë.

Mjekët janë impresionuar me rikuperimin e tij dhe, edhe pse ai ende nuk lejohet të largohet nga shtëpia e tij ku është duke e rimarrë veten, agjenti i tij beson se karriera e lojtarit nuk ka mbaruar.

“Rikuperimi i Eric Abidal është në rrugën e duhur. Por ai nuk është në gjendje të japë një datë të caktuar për rikthimin e tij në futboll”.

“Mjekët thonë se trupi i tij po përmirësohet çdo ditë dhe shpirti i tij mbetet i lartë”, ka thënë David Venditelli për Catalunya Com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...