Adebayor i pakënaqur me ofertën e Tottenhamit
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, dëshiron Tottenhami ta përmirësojë ofertën për kushtet personale të tij.
London Evening Standard shkruan se këshilltarët e Adebayor besojnë se 28-vjeçari meriton kushte më të mira se ato që i janë ofruar.
Mendohet se Adebayor, i cili pati një sezon të kaluar të suksesshëm huazimi në White Hart Lane, ka në tavolinë një marrëveshje katërvjeçare dhe negociatat në mes të dy ekipeve po vazhdojnë.
Adebayor ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Cityn, e cila i jep pagë prej 175 mijë funtesh në javë, shumë e cila kalon atë çfarë Spurs mund të ofrojnë.
Spurs shpresojnë të ngushtojnë diferencën duke përfshirë bonuset dhe të drejtat e lojtarit, por Adebayor ende kërkon një marrëveshje më të pasur.
Category: Futboll
0 Komente