Ferguson kërkon më shumë gola nga Welbeck

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke kërkuar më shumë gola nga sulmuesi Danny Welbeck.

Welbeck shënoi 12 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat, nëntë nga të cilat ishin në Ligën Premier.

“Danny mund të jetë lojtar i klasit, por është e qartë se ai do të duhet të përmirësojë rekordin e shënimeve”.

“Ai shënoi nëntë gola sezonin e kaluar, por nëse ju dëshironi të jeni sulmues i klasit ju duhet të shënoni 20 ose më shumë. Mendoj se ai do ta bëjë këtë”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...