Alaba: Bayerni të fokusohet në të ardhmen

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Bayern Munichu duhet ta harrojë sezonin e patrofeshëm 2011/2012 dhe të përqendrohet në të ardhmen – ka thënë David Alaba.

Në sezonin që lamë pas, bavarezët dështuan në Bundesliga dhe në finale të DFB Pokal (kundrejt Borussia Dormundit), si edhe në finale të Ligës së Kampionëve (ku u mposhtën nga Chelsea).

“Duhet të fokusohemi në të ardhmen, t’i caktojmë vetes qëllime të reja dhe t’i arrijmë ato, kuptohet”.

“Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe do të përpiqem që të shkoj përpara”, ka thënë Alaba për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...