Alba: Nuk besoj çfarë ka ndodhur
Një prej golashënuesve në finalen e Euro 2012, Jordi Alba, ka shprehur kënaqësinë e tij me fitoren prej 4-0 ndaj Italisë, duke thënë se ai nuk mund të besojë se çfarë ka ndodhur.
“Bashkëlojtarët e mi kanë bërë histori më parë, por ky ishte europiani i parë për mua. Unë jam shumë i lumtur dhe vërtet nuk mund të besoj se çfarë po ndodh”.
“Jam i ngazëllyer me këtë fitore. Tani është koha të kënaqemi me këtë sukses. Euro 2012 ka qenë shumë i mirë për ne”, ka thënë Alba.
Category: Euro 2012
0 Komente