Montolivo: Italia mund të jetë krenare

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo, beson se tifozët e Italisë kanë çdo arsye për të qenë krenarë me ekipin kombëtar, përkundër disfatës prej 4-0 ndaj Spanjës.

“Mendoj se Italia mund të jetë krenare me ne, pasi kemi pasur turne të mirë. Ne u kemi treguar të gjithë italianëve se tentuam të bëjmë më të mirën, por dështuam në hapin vendimtar. Ende ndjejmë dhimbje të madhe”.

“Spanja luajti më mirë se ne, ata shfrytëzuan rastet e tyre dhe e bënë të pamundur t’i mposhtim në disa momente. Është e vërtetë se ndeshja ishte e baraspeshuar në aspektin e posedimit, por mendoj se ata ishin më të mirë në çdo aspekt. Ne kemi pasur fat të keq edhe me lëndimet. Kur u largua Thiago Motta, ndeshja automatikisht përfundoi”, ka thënë Montolivo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...