Formacioni më i mirë i Euro 2012

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Tashmë ka mbaruar Euro 2012. Një aventurë që zgjati rreth një muaj, tani i erdhi fundi.

Plot spektakël futbollistik, momente karizmatike, organizim fantastik nga Polonia dhe Ukraina – ishin vetëm këto disa prej gjërave që na shoqëruan në këtë turne. Por, lojtarët ishin protagonistët e vërtetë. Kush ishin më të mirët?

SportiSot sjell formacionin më të mirë të Euro 2012, i cili sigurisht se dominohet nga lojtarët kampionë të Spanjës, të cilët triumfuan në fund ndaj Italisë së jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut, por jo në finale.

Formacioni më i mirë i Euro 2012 (4-3-1-2):

Portier: Iker Casillas (Spanja)

Mbrojtësit: Philipp Lahm (Gjermani), Pepe (Portugali), Pique (Spanja), Jordi Alba (Spanja)

Mesfushorët: Andrea Pirlo (Italia), Daniele De Rossi (Italia), Andres Iniesta (Spanja), David Silva (Spanja).

Sulmuesit: Cristiano Ronaldo (Portugali), Mario Balotelli (Italia)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...