Alonso fiton në Gjermani

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso, është fituesi i Çmimit të Madh të Gjermanisë, në një garë me plot ngjarje kontraverse.

Alonso nuk pati probleme dhe e kryesoi garën nga fillimi deri në fund, kurse një gjë që dihet është se me fitoren e tij të tretë këtë stinor ai ka zgjeruar epërsinë me rivalët e tij, sidomos me Leëis Hamilton, shpresat e të cilit për titull janë zbehur dukshëm.

Në vendin e dytë u rendit Sebastian Vettel, i cili e tejkaloi pilotin e McLaren, Jenson Button, në xhiron e fundit në mënyrë tejet kontraverse, me një hetim të cilin tashmë zyrtarët e Formula 1 veç se e kanë hapur.

Legjendari Raikkonen u radhit i katërti, teksa Schumaher u rendit në vendin e shtatë, suksese këto shumë të mira për ‘veteranët’ e garës më prestigjioze automobilistike. Lewis Hamilton u tërhoq nga shtegu gjatë garës dhe mbeti pa rezultat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...