Milani i ka borxh tetë milionë euro Barcës për Ibran

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Javier Faus, ka bërë të ditur se Milani i ka akoma tetë milionë euro borxh klubit katalunas për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në vitin 2011.

Suedezi u huazua në San Siro në vitin 2010 dhe më pas nënshkroi për klubin italian. Këtë verë, ai iu bashkua Paris Saint-Germainin, ndërkohë që Rossonerët ende nuk e kanë paguar borxhin që ia kanë Barcës.

Nga ana tjetër, Faus ka thënë se edhe Blaugranët i kanë katër milionë euro borxh Udineses për transferimin e Alexis Sanchez dhe ka kërkuar që klubi të jetë i kujdesshëm me borxhet nëse planifikon të ndërmarrë projekte ambicioze në të ardhmen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...